Osmani nga Portugalia: Një shtet jashtëzakonisht miqësor me të cilin na afron angazhimi i përbashkët për paqe

Nga takimi i saj me homologun portugez, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Portugalia është një shtet miqësor, me të cilin na afron angazhimi i përbashkët për paqe e stabilitet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, është takuar me presidentin e Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa.

Osmani ka thënë se Portugalia është një shtet miqësor, me të cilin na afron angazhimi i përbashkët për paqe.

“Një shtet jashtëzakonisht miqësor me të cilin na afron angazhimi i përbashkët për paqe, stabilitet dhe progres të vazhdueshëm”, ka shkruar Osmani.

Vizita e presidentes Vjosa Osmani për në Portugali u njoftua mbrëmë nga Presidenca.

Në njoftimin e Presidencës thuhej se në kuadër të vizitës në Portugali, presidentja dhe kryetari i Lisbonës, Carlo Moedas, do ta përurojnë shtatoren e Nënë Terezës, e cila është e vendosur në qendër të kryeqytetit të Portugalisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika