Osmani nga Prekazi: Kujtimi për ta dhe sakrificën e tyre do të jetë i përjetshëm për të gjithë Kosovën

“Natyrisht që sikurse çdo qytetar i Republikës së Kosovës, sikurse çdo shqiptar, jemi këtu në Prekazin historik për të nderuar sakrificën, trimërinë dhe guximin e të rënëve të Kosovës. Po ashtu, për të gjitha gratë dhe fëmijët e familjes Jashari, të cilët nuk i kurseu regjimi gjenocidal i Serbisë. Kujtimi për ta dhe sakrificën e tyre do të jetë i përjetshëm për të gjithë Kosovën, e cila sot është e lirë falë kësaj sakrifice”, deklaroi Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për nder të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha se kujtimi do jetë i përjetshëm për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Po ashtu, Osmani tha se homazhet në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, janë për të nderuar sakrificën, trimërinë dhe guximin e dëshmorëve.

“Natyrisht që sikurse çdo qytetar i Republikës së Kosovës, sikurse çdo shqiptar, jemi këtu në Prekazin historik për të nderuar sakrificën, trimërinë dhe guximin e të rënëve të Kosovës. Po ashtu, për të gjitha gratë dhe fëmijët e familjes Jashari, të cilët nuk i kurseu regjimi gjenocidal i Serbisë. Kujtimi për ta dhe sakrificën e tyre do të jetë i përjetshëm për të gjithë Kosovën, e cila sot është e lirë falë kësaj sakrifice”, deklaroi Osmani.

Ndërkaq, përveç presidentes Osmani,edhe kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, pasi kanë kryer homazhet në Prekaz, janë drejtuar për te kulla e Jasharajve.

Gjithashtu, Osmani i ka ndarë Rifat Jasharit “Urdhrin e Lirisë”.

Osmani, Konjufca e Kurti bëjnë homazhe në Prekaz

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika