Osmani nga Sarrazin kërkon mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar të dërguarin e posaçëm të Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, të cilit i ka kërkuar mbështetjen për anëtarësim në Këshillin e Evropës, NATO, BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të martën, në takim të dërguarin e posaçëm të Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, Osmani dhe Sarrazin përgjatë takimit kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend dhe rajon.

Presidentja Osmani ka theksuar përkushtimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Gjermanisë.

Ajo në veçanti ka theksuar mbështetjen e plotë për Procesin e Berlinit dhe marrëveshjet e dala nga ky proces.

Në të njëjtën kohë, presidentja Osmani ka shtruar nevojën për vazhdimin e mbështetjes gjermane për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, si dhe përmbushjen e aspiratave për anëtarësim në Këshillin e Evropës, NATO, BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika