Osmani nga veriu falënderon policët e të gjitha komuniteteve

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi Drejtorinë e Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, ku falënderoi policët për shërbimin e tyre dhe shpërndau dhurata për fëmijët, duke u uruar qytetarëve Vitin e Ri me shëndet dhe mbarësi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën, më 31 dhjetor, në ditën e fundit të vitit 2024, ka vizituar Drejtorinë e Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut.

Osmani ka falënderuar policët e të gjitha komuniteteve për shërbimin e tyre, derisa gjatë vizitës është shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Republikës së Kosovës Gazmend Hoxha si dhe kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut Erden Atiq.

“Në radhë të parë ishim në vizitë në drejtorinë e Policisë për t’i falënderuar policët e të gjitha komuniteteve për shërbimin e tyre të çdo ditshëm në interes të të gjithë qytetarëve në mbrojtjen e jetës dhe pronës së tyre. Për t’i inkurajuar ata që edhe kur ka natë festash dhe ata sakrifikojnë duke qenë larg familjes së tyre dhe për t’iu dhënë gjithë mbështetjen e mundshme institucioneve të Kosovës”, tha Osmani.

Osmani u ka uruar të gjithë qytetarëve Vitin e Ri, duke u dëshiruar shëndet dhe mbarësi për vitin 2025.

Në kuadër të kësaj vizite të fundvitit, presidentja Osmani ka shfrytëzuar rastin të shpërndajë dhurata për fëmijët në veri të Mitrovicës.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika