Osmani nis përgatitjet për themelimin e Komisionit të Drejtësisë Tranzicionale, takon organizatat joqeveritare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të enjten në takim përfaqësues të disa organizatave joqeveritare në Kosovë, ku u diskutua rreth përgatitjeve për themelimin e Komisionit Presidencial për Drejtësinë Tranzicionale.

Siç ka njoftuar Presidenca, themelimi i këtij Komisioni rrjedh nga Strategjia për Drejtësinë Tranzicionale e Republikës së Kosovës, ndërsa procesi i funksionalizimit të tij do të vazhdojë në javët në vijim, në bashkëpunim me organizatat përfaqësuese të viktimave të luftës në Kosovë, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë.

Sipas njoftimit, Osmani ka shprehur mirënjohje për mbështetjen dhe angazhimin e organizatave joqeveritare në proceset që lidhen me drejtësinë tranzicionale dhe falënderoi të pranishmit për gatishmërinë e tyre për të kontribuar në këtë proces.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika