Osmani nis vizitën zyrtare në Shqipëri, pritet takimi me Begajn e Ramën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nisur për një vizitë dyditore në Shqipëri me ftesë të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj. Tashmë është bërë e ditur agjenda e saj, e cila përfshin edhe drekë zyrtare te presidenti Begaj dhe kryeministri Edi Rama

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me homologun e saj shqiptar, Bajram Begaj.

Me ftesë të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë shtetërore dyditore në Shqipëri, gjatë së cilës, do të pritet me nderime të larta shtetërore nga homologu i saj, presidenti Begaj.

Përveç takimit dypalësh, të dy presidentët do të takohen edhe me delegacione.

Po ashtu, Osmani pritet të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë.

Ajo do të pritet me një ceremoni shtetërore në ambientet e Presidencës së Shqipërisë, derisa lidhur me këtë vizitë është publikuar agjenda e plotë nga Zyra e Presidencës.

“Gjatë kësaj vizite, presidentja Osmani do të takohet edhe me kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama. Pas takimit, presidentja me delegacionin e saj do të priten në drekë zyrtare nga kryeministri Rama. Presidentja po ashtu do të pritet në takim edhe nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Znj.Lindita Nikolla”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Presidencës.

Në orën 10:00 do të zhvillohet ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e presidentit të Republikës së Shqipërisë e më pas vijohet me takimin mes dy presidentëve dhe takimin e zgjeruar mes delegacioneve.

Pas këtyre takimeve nga ora 11:40 – 12:05 , dy presidentët do të mbajnë konferencë për medie.

“Në kuadër të kësaj vizite shtetërore, presidentja Osmani në një ceremoni do t’ia dorëzojë dekretin e nënshtetësisë së Kosovës, shkrimtarit me famë botërore, Ismail Kadare”, thuhet në komunikatën për media.

Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, presidentja Osmani ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë.

Sipas njoftimit, agjenda e presidentes do të vijojë në qytetin e Beratit, ku pas takimit me kryetarin e Bashkisë, Ervin Demo, presidentes do t’ii dhurohet titulli më i lartë i qytetit “Patroni i Kalasë” e më pas do të vizitohen Kisha e Shën Mërisë dhe Muzeu Onufri.

Ndërkaq, në Durrës, presidentja Osmani do ta ketë një takim me kryebashkiaken e Durrësit, Emiriana Sako, do ta vizitojë Torrën Veneciane dhe Zyrën Doganore të Kosovës në Portin e Durrësit.

Kjo është vizita e parë e presidentes së Kosovës që nga koha kur kreu i shtetit Bajram Begaj mori detyrën.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika