Osmani nuk jep qëndrim të qartë për shaminë në shkolla, thotë se Kushtetuta duhet të respektohet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ka treguar qartë se a është pro apo kundër lejimit të shamisë në shkolla

Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh qartë se vajzat e moshës 16-vjeçare duhet të lejohen ta bartin shaminë edhe në shkolla.

Por njëjtë nuk veproi edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila nuk ishte e prerë në qëndrimin e saj në lidhje me këtë çështje.

Para gazetarëve, Osmani tha se kushdo që mendon se i është cenuar ndonjë e drejtë mund ta adresojë ankesën në Gjykatën Kushtetuese.

“Nëse dikush mendon që po i cenohet ndonjë e drejtë, ekzistojnë rrugët ligjore, administrative e kushtetuese, që ta adresojnë këtë çështje në të gjitha këto instanca deri te Gjykata Kushtetuese”, ka deklaruar ajo.

Presidentja Osmani, theksoi përkushtimin e saj në kërkimin e respektimit të parimeve kushtetuese të vendit.

“Si presidente e vendit, do të vazhdoj të kërkoj të respektohen parimet me të cilat është ndërtuar jo vetëm jo vetëm Kushtetuta jonë, por edhe shoqëria si shoqëri progresiste si shoqëri që i shikon parimet dhe vlerat euroatlantike si fundament të saj”, ka deklaruar ajo.

Osmani ka folur edhe për idenë që edhe 16-vjeçarët të kenë të drejtë vote, ku sipas saj, për ta bërë një gjë të tillë duhet të bëhen ndryshime kushtetuese.

“Sa i përket që mosha të zbresë te 16 vjet nëse kjo çështje lidhet me të drejtën e votës atëherë do të kërkoj ndryshim të kushtetutës sepse siç e dini ky prag është përcaktuar me kushtetutën e Kosovës, çdo ndryshim legjislativ dhe kushtetues do të jetë vullnet i deputetëve, dhe unë asnjëherë nuk e kam imponuar vullnetin tim mbi deputetët”, ka deklaruar ajo.

Kryeministri Kurti, në një konferencë për media kishte deklaruar se, është i mendimit se edhe personat e moshës 16 vjeçare të kenë të drejtë të votës.

Aktualisht të drejtën e votës e kanë vetëm personat mbi 18 vjeç.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika