Osmani: Nuk ka pasur kërkesë nga SHBA-ja që Kosova të heqë dorë nga njohja reciproke

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët nga Bashkimi Evropian nuk kanë kërkuar anjëherë nga Kosova një marrëveshje finale me Serbinë pa njohje reciproke

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një konferëncë për media me homologun e saj nga Malta, George Vella, ka kometuar deklartën e të dërguarit Special të ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili kishte thënë se Kosova dhe Serbia mund të gjejnë zgjidhje edhe pa njohje reciproke nëse dakordohen të dyja palët.

Escobar: Nëse Kosova dhe Serbia gjejnë zgjidhje pa njohje reciproke, i mbështesim

Osmani tha se nuk ka pasur ndonjë kërkesë nga Shtetet e Bashkaura të Amerikës apo nga partnerët e Kosovës nga Bashkimi Evropian, që Kosova të heqë dorë nga njoha reciproke si pjesë finale e një marrëveshjeje me Serbinë.

“Janë tjetër gjë propozimet për marrëveshje specifike që janë diskutuar në Bruksel, siç është ajo për energjinë, apo edhe tema të tjera që kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes. Nuk ka pasur kërkesë qoftë nga SHBA-ja apo partnerët e tjerë brenda BE-së, që Kosova të heqë dorë nga njohja reciproke pasi është domosdoshmëri që të jetë pjesë e marrëveshjes finale”, ka thënë Osmani.

Osmani tha se edhe Presidenti amerikan, Joe Biden dhe Sekretari i shtetit amerikan, Anotny Blinken, kanë kërkuar që të ketë njohje recoproke.

Ndërkaq, në konferencën e përbashkët në mes të presidentes Osmani dhe presidetiti të Maltës, Vella, Osmani ka thënë se kjo vizitë është dëshmi e bashkëpunimeve mes dy vendeve.

Osmani: Perspektiva e Kosovës është interes gjeostrategjik i vetë Bashkimit Evropian

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika