Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar të mërkurën me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian (BE).
Osmani përgjatë takimit ka thënë se është urgjente që masat e BE-së ndaj Kosovës të largohen.
Sipas njoftimit të saj në Facebook, në takim kanë diskutuar edhe hapat drejt konstituimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit si dhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.
“Sot në takim me ambasadorët e vendeve të BE-së, theksova urgjencën e largimit të masave të padrejta ndaj Kosovës, që dëmtojnë qytetarët tanë dhe cenojnë vet parimet e BE-së”, ka shkruar Osmani.
Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e palëkundur në rrugëtimin e saj evropian dhe e përkushtuar për bashkëpunim me qëllim të avancimit në këtë rrugëtim.