Osmani pas marrëveshjes: Do të vazhdojmë pandalshëm drejt njohjes reciproke

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për dokumente në mes Kosovës dhe Serbisë, duke falënderuar për këtë SHBA-në dhe BE-në

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar se nga tani do të vazhdojnë “pandalshëm” drejt njohjes reciproke, mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu, ajo ka falënderuar Shtetet Bashkuara të Amerikës (ShBA), që sipas saj kanë një rol mbështetës.

“Falënderime Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian  për rolin e tyre mbështetës. Do të vazhdojmë pandalshëm angazhimin drejt njohjes reciproke”, është shprehur Osmani.

Vjosa është shprehur se lëvizja e lirë është themeli i shoqërisë demokratike dhe i vlerave evropiane.

Po ashtu, sipas saj Kosova çdo ditë e më shumë po kontribuon në paqe dhe stabilitet.

“Liria e lëvizjes është themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane. Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po kontribuon në paqe dhe stabilitet”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.

Josep Borell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian

Të shtunën, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka deklaruar se është arritur një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, pasi kjo e fundit ka rënë dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes dhe daljes, për mbajtësit e letërnjoftimeve serbe.

“Sipas Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e letërnjoftimeve të Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e letërnjoftimeve serbe”, ka shkruar Borrell.

Po ashtu, ai ka thënë se serbët në Kosovë tani si të gjithë qytetarët e tjerë do të udhëtojnë lirshëm ndërmjet dy shteteve, duke përdorur letërnjotimet e tyre.

Ndërsa, Borrell ka treguar se vendimin për këtë zbatim të marrëveshjes BE-ja e ka marrë edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ndërkaq, Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak ka falënderuar emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës e Serbisë, për dokumentet.

Borrell: Kemi marrëveshje, Serbia ka vendosur t’i pranojë dokumentet e Kosovës

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika