Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe njëherit kreu i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë(OSBE), Bujar Osmani seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që është udhëhequr nga Shqipëria në cilësinë e presidentit të KS, dhe ai në krye të OSBE-së e ka quajtur sukses të jashtë zakonshëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Prania jonë e kombinuar Maqedonia e Veriut dhe Shqipëri të cilat janë dy shtete ballkanike në krye të formateve kyçe shumëpalëshe siç është Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke kontribuar aktivisht në paqen dhe sigurinë globale, duke ofruar mbështetje për Ukrainën një sukses mjaft i jashtëzakonshëm për vendet tona, rajonin tonë dhe #multilateralizmi #UNGA78”, ka shkruar Osmani në Twitter
Këshilli i Sigurimit është drejtuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shoqëruar me debate, shkak është bërë prania e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Delegacioni rus ngriti pyetjen se si ishte ftuar presidenti i Ukrainës të fliste në seancën e Këshillit të Sigurimit, ndërsa kryeministri shqiptar u përpoq të tregonte procedurën teknike të thirrjes së presidentit ukrainas.
Ai ka theksuar disa raste të tjera ku krerë të shteteve të tjera kishin marrë fjalën në seanca të hapura të Këshillit të Sigurimit.
“Mora komentet e bëra nga delegacioni rus dhe në përgjigje do të doja të konfirmoja që të gjithë anëtarëve të Këshillit u është dërguar lista e personave që do të flasin në rendin e caktuar. Në këndvështrimin tim do ishte e preferueshme që kjo çështje të ishte zgjidhur në mënyrë teksnike në mënyrë që ne të procedonim me thelbin e diskutimit”, ka deklaruar ai.
Por tensionet vazhduan më shumë, kur kryeministri Rama sugjeroi një mundësi për të shmangur goditjen e presidentit ukrainas: “Ju ndaloni luftën dhe presidenti nuk do të mbajë fjalën.”
Delegacioni rus ka kundërshtuar qëndrimin e Ramës, duke theksuar se ai po vepronte si kryetar i Këshillit të Sigurimit dhe jo si përfaqësues i Shqipërisë.
Në përfundim, kryeministri Rama ka deklaruar “Sapo ju përgjigja pasi mu drejtuat si kryeministër shqiptar dhe pasi filluat të thoni gjëra të pasakta lidhur me atë çfarë është procedura këtu. Nëse nuk doni të përgjigjem si kryeministër shqiptar mos më provokoni”.