Osmani pas sulmeve ruse: Ukrainës duhet t’i jepen mjetet e duhura ushtarake për ta mbrojtur veten

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmeve ruse në Kiev, duke kërkuar që Ukrainës t’i jepen mjetet e duhura ushtarake për ta mbrojtur veten

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani





Pas sulmeve raketore të Rusisë në qendër të Kievit, ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar që Ukrainës t’i jepen mjete ushtarake për ta mbrojtur territorin e saj.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani e ka quajtur Rusinë, “regjim gjenocidal”.

“Sulmi i regjimit gjenocidal rus ndaj njerëzve të pafajshëm dhe infrastrukturës civile rreth Ukrainës vazhdon. Ky është një krim lufte që duhet të ndiqet penalisht dhe autorët të sillen para drejtësisë. Ukrainës duhet t’i jepen mjetet e duhura ushtarake për të mbrojtur veten”, ka shkruar Osmani.

Tetë civilë janë vrarë dhe 24 janë plagosur si rezultat i sulmeve me raketa në Kiev këtë mëngjes, tha një ndihmës i ministrit të Brendshëm ukrainas.

Gjashtë makina u dogjën pas sulmit dhe mbi 15 automjete u dëmtuan, tha Rostyslav Smyrnov në një postim në Facebook.

Ai shtoi se 30 punonjës të shërbimit të urgjencës dhe gjashtë njësi reagimi ndoqën vendin e ngjarjes në rrethin Shevchenkivsky të Kievit.

Kreu i administratës ushtarake rajonale të kryeqytetit tha se sulmet ajrore ruse në Kiev nuk kanë mbaruar dhe njerëzit duhet të qëndrojnë të fshehur.

Pas sulmeve ruse në Kiev, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se do të mbajë një takim urgjent me G7 dhe se do të mbajë një fjalim.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se ka folur me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, i cili aktualisht mban presidencën e G7 dhe se Scholz kishte rënë dakord të mbante një takim urgjent të këtij grupi.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika