Osmani pas takimit me Fajon: Sllovenia mbetet një nga aleatet më të rëndësishme të popullit të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka ritheksuar vlerësimin e shtetit të Kosovës ndaj Sllovenisë.

Ajo pas takimit me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, znj. Tanja Fajon, tha se “Sllovenia mbetet një nga aleatet më të rëndësishme të popullit të Kosovës”.

Osmani tha se me Fajon kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërshtetëror.

“Sot, bashkë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, znj. Tanja Fajon, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror si dhe përpjekjet tona të përbashkëta për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ajo.

Fajon gjatë ditës u takua me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Po ashtu, ajo pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika