Osmani pas takimit me Ramën: Duke punuar së bashku, ne mund të hapim rrugën për një të ardhme më të ndritshme

"Duke punuar së bashku, Kosova dhe Shqipëria mund të hapin rrugën për një të ardhme më të ndritshme dhe më të integruar", ka deklaruar presidentja, Vjosa Osmani pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës zyrtare në Shqipëri, pas takimit me kryeministrin Edi Rama ka thënë se duke punuar së bashku, Kosova dhe Shqipëria mund të hapin rrugën për një të ardhme më të ndritshme dhe më të integruar.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se me Ramën patën një bisedë përmbajtësore rreth aspiratës së përbashkët evropiane të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Me kryeministrin Edi Rama pata një bisedë përmbajtësore rreth aspiratës së përbashkët evropiane të Kosovës dhe Shqipërisë. Duke punuar së bashku, Kosova dhe Shqipëria mund të hapin rrugën për një të ardhme më të ndritshme dhe më të integruar”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, më herët, presidentja e Kosovës, gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri, akuzoi Serbinë se po synon të zbatojë një plan destabilizues në Ballkanin Perëndimor, të ngjashëm me atë, siç tha ajo, që e realizoi Rusia në Ukrainë më 2014.

Osmani tha se të gjitha shtetet demokratike në rajon nuk duhet të lejojnë zbatimin e këtij plani.

Ndërkaq, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, porositi që Kosova dhe Serbia të punojnë për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, që u arrit në shkurt, pasi sipas tij, kjo marrëveshje eventualisht do të çojë në njohje reciproke.

Osmani: S’duhet të lejojmë që plani i Putinit të zbatohet nga Vuçiqi

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika