Osmani pas takimit me shefin e CIA-së: Aleanca me ShBA-në, garancë për siguri e paqe

"Aleanca me Shtetet e Bashkuara, garancë për siguri, paqe e sukses", ka deklaruar Osmani për takimin me shefin e CIA-s, William Burns

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar një ditë pasi e ka pritur në takim udhëheqësin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane, CIA, William Burns.

E para e vendit ka thënë se aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) është garancë për siguri, paqe e sukses, teksa ka shpërndarë disa fotografi nga takimi.

“Aleanca me Shtetet e Bashkuara, garancë për siguri, paqe e sukses! Kënaqësi që mirëprita dje në Republikën e Kosovës Shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), ambasadorin William Burns”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Dje, shefi i CIA-s takoi presidenten Osmani dhe shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, ndërsa sot është parë duke hyrë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës për takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Vizita e shefit të CIA-s në Kosovë pason vizitat që zyrtari kryesor i inteligjencës amerikane zhvilloi në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika