Osmani pas takimit me veteranët: Ligji do të analizohet

Me anë të një njoftimi, Zyra e Presidentes ka njoftuar pas takimit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu me veteranët se pas daljes nga kuvendi, ligji do të trajtohet nga ana e ekspertëve ligjorë

Ligji për pagat minimale do të analizohet nga Zyra e Presidentes, dhe pas këtij veprimi, do të veprohet në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese e ligjore, ka njoftuar Presidenca.

Me anë të një njoftimi, Zyra e Presidentes ka njoftuar pas takimit të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, me veteranët se pas daljes nga kuvendi, ligji do të trajtohet nga ana e ekspertëve ligjorë.

“Në takim me përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, presidentja Osmani i ka njoftuar ata se Ligji për Pagën Minimale ende ndodhet në Kuvend dhe sapo të vjen në Presidencë, do të trajtohet nga ana e ekspertëve ligjorë në Presidencë dhe në përputhje me kompetencat kushtetuese të institucionit të Presidencës. Sipas presidentes Osmani, ky Ligj do të analizohet nga Zyra e Presidentes dhe më pas do të veprohet në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese e ligjore të presidentes dhe duke pasur parasysh rëndësinë e trajtimit të dinjitetshëm të këtyre kategorive”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se në takimin me presidenten, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së u dakorduan ta vazhdojnë komunikimin për trajtimin e tyre dhe sfidave, të cilat përballen, e njëherit që i prezantuan para presidentes.

Nga ana tjetër, kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nëse miratohet ligji për pagën minimale, veteranët do ta bllokojnë punën e Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se nga Osmani kanë kërkuar që të mos e dekretojë ligjin aktual për pagën minimale, që i lë veteranët jashtë.

Jashari tha se përveç rrugëve ligjore, veteranët do ta kundërshtojnë ligjin për pagën minimale edhe me protesta dhe se nuk do t’i lejojnë deputetët e Kuvendit të hyjnë brenda objektit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika