Osmani: Pas zgjedhjeve në BE, mund të ketë një ndërmjetësues të ri për dialogun në vend të Lajçakut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se pas zgjedhjeve në Bashkimin Evropian (BE), me shumë gjasa do të ketë edhe ndërmjetësues të ri për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ajo ka deklaruar se vetë emisari Lajçak i ka thënë se mandatin e ka përafërsisht deri në muajin gusht.

“Në procesin e dialogut janë disa muaj vendimtarë, sepse në maj janë zgjedhjet në BE, pas zgjedhjeve në BE do të kemi komisionerë të rinj, zyrtarë të rinj, që do ta marrin përsipër procesin e dialogut. Sipas të gjitha gjasave, edhe ndërmjetësues të ri nga ajo që më është thënë nga Lajçak, i cili e ka mandatin deri diku në gusht”, ka thënë Osmani.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika