Osmani: Pavarësisht BE-së, Kushtetuesja duhet ta bëjë vlerësimin e draft-statutit

Në adresimin e saj vjetor në Kuvendin e Republikës së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani ka thënë se bashkësia ndërkombëtare po i bën dëm Kosovës me qasjen e pabarabartë karshi saj e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në adresimin vjetor në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka thënë se mungesa e qasjes së barabartë në dialog i ka bërë dëm jashtëzakonisht të madh këtij procesit të dialogut.

“Mungesa e qasjes së barabartë në dialog i ka bërë dëm jashtëzakonisht të madh këtij procesi. Kosova përballet me masa joproporcionale ende. Duke mos vënë masa ndaj Serbisë për sulmin në Banjskë dhe sulmit ndaj ushtarëve të KFOR-it, policisë e gazetarëve, ky shtet vetëm po inkurajohet që të përdorë dhunë. Një trajtim i pabarabartë do jetë goditje për procesin e dialogut dhe pengesë për suksesin e këtij procesi”, ka thënë Osmani.

Presidentja ka bërë thirrje që për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duhet të bashkohen të gjithë për ta formuar në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, e jo të jetë me kompetenca.

“Së fundmi, Kosovës i është dorëzuar një statut i hartuar nga partnerët tanë. Përderisa vlerësimi i hartuesve është se një draft i tillë është në harmoni me Kushtetutën, dua të ritheksoj se institucioni që do duhet ta bëjë këtë vlerësim, duke qenë i udhëhequr nga parimi pavarësisë dhe profesionalizmit, është Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Ne pa dallim partiak duhet të përgatisim komentet bazuar në shqetësimet që mund t’i kemi dhe t’i dërgojmë në Kushtetuese, kurdo që ky draft të prezantohet para këtij institucioni. Qëllimi ynë duhet të jetë që të sigurohemi përputhshmëri të plotë me Kushtetutën dhe të mos lejojmë pushtet të ndërmjetëm apo anomali të tjera, që rrezikojnë funksionimin e shtetit tonë”, ka thënë tutje Osmani.

Osmani: Kosova për ne është më shumë se shtet, është ideali dhe sakrifica jonë e përhershme

Mes të tjerash, Osmani ka thënë se Kosova është përcaktimi ynë jetësor për liri, pavarësi e demokraci.

“Kosova për ne është më shumë se shtet, është ideali dhe sakrifica jonë e përhershme, është përcaktimi ynë jetësor për liri, pavarësi e demokraci. Prandaj, jemi këtu për Kosovën. Sot, nesër dhe përjetë”, është shprehur Osmani.

“Të nderuar deputetë. Brenda kësaj ndërtese ndërthuret puna jonë, puna juaj dhe interesat e qytetarëve të Kosovës. Ky interes është parësor, ngase ju (deputetët) jeni kujdestarë të vullnetit të popullit, teksa pesha e punës sonë kolektive është e jashtëzakonshme, aspirata jonë evropiane, llogaridhënia, sundimi i rendit dhe ligjit përcaktojnë fatin e qytetarëve tanë që iu shërbejmë. Vendimet tona, debate dhe përkushtimi për të mirën qytetare kanë luajtur rol esencial, ndaj kam besim që sadopak t’ua kemi lehtësuar jetën. Është detyrë e jona të udhëheqim me ndjeshmëri dhe largpamësi, duke siguruar se çdo politikë e hartuar në shtëpinë e qytetarëve të pasqyrojë vullnetin dhe vlerat e qytetarëve tanë”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika