Osmani për 25-vjetorin e protestës së studentëve: Simbolika më e fuqishme në luftën për liri

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 25-vjetorin e protestës së studentëve, e cila filloi më 1 tetor të vitit 1997. Osmani ka thënë se protesta e studentëve ishte paralajmërim i hershëm për lirinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani





Këtë të shtunë u shënua 25-vjetori i protestës së studentëve më 1997. Kjo ditë u përkujtua nga shumë liderë politikë, ndër ta edhe nga presidentja Vjosa Osmani.

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se 25 vjet më parë ka filluar ndryshimi i historisë.

“Në krye me rektorin Ejup Statovci, studentët nisën rezistencën kundër padrejtësisë, refuzimin kundrejt dhunës dhe qëndresën kundër tiranisë”, ka thënë Presidentja Osmani, njofton Presidenca.

Osmani ka shtuar se “25 vjet më parë, ata nisën ndryshimin e historisë. Protesta e 1 tetorit të vitit 1997, ishte paralajmërim i hershëm për lirinë”.

Më tej, Osmani ka thënë se zëri protestues i studentëve ishte thirrje kundër diskriminimit të shqiptarëve nga regjimi gjenocidal serb jo vetëm në fushën e arsimit.

Osmani ka përfunduar duke shtuar se protesta e 1 tetorit të vitit 1997, është simbolika më e fuqishme në luftën për liri, referencë përmbajtësore për kauzën kombëtare dhe ngjarja më e shndritshme në historinë më të re.





Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika