Osmani për BBC: Jetojmë afër një fqinji që kontrollohet plotësisht nga Rusia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka akuzuar Serbinë se me ndihmën e Rusisë po tenton ta destabilizojë Ballkanin dhe në veçanti Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për mediumin ndërkombëtar BBC, ka folur për situatën në Veriun e Kosovës.

Ajo ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka qenë fajtore për eskalimin e situatës në dhunë. Ajo është shprehur se përshkallëzimi dhe dhuna ka ardhur nga Serbia e cila sipas saj kontrollohet nga Rusia.

“Por duhet të kuptojmë se jetojmë afër një fqinji që kontrollohet plotësisht nga Rusia. Ata po luftojnë mënyrën tonë demokratike të jetës, kjo është një luftë kundër vlerave me të cilat jetojmë cdo ditë dhe të cilat qëndrojnë në themelet e shtetit tonë të pavarur”, ka deklaruar Osmani për BBC Newsnight.

 Ajo e ka akuzuar presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, duke thënë se është duke i mbështetur strukturat kriminale serbe në Veri të Mitrovicës. Me këto veprime, sipas saj, presidenti i Serbisë është duke e dëmtuar më së shumti pakicën serbe në atë pjesë.

“Në dekadën e fundit Vuciq ka drejtuar Serbinë, por veçanërisht në muajt e fundit ku ata vazhduan t’i mbështesin strukturat ilegale në Veri të Kosovës të cilat përbëhen nga banda kriminale. Nëpërmjet tyre duke i manipuluar, ata janë duke e mbajtur pakicën serbe që jeton në Kosovë peng të këtyre politikave të gabuara”, ka thënë ajo.

Presidentja e Kosovës e ka ritheksuar se veprimet e Serbisë në Kosovë janë të nxitura dhe të ndihmuara nga Rusia, për ta përshkallëzuar situatën në Ballkanin Perëndimor dhe në veçanti në Kosovë.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika