Osmani për çështjen e Asociacionit: Gjithçka që ka të bëjë me Amerikën është e mirë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e pyetur nga gazetarët për organizimin e Ambasadës së ShBA-ve për çështjen e Asociacionit, ka thënë se "Gjithçka që ka të bëjë me Amerikën është e mirë"

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

“Gjithçka që ka të bëjë me Amerikën është e mirë”.

Kështu ka deklaruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, para takimit që tashmë ka nisur në Ambasadën amerikane ku do të diskutohet për çështjen e Asociacionit.

Ndryshe, në Ambasadën amerikane në Prishtinë po mbahet takimi, në të cilin, do të diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa të ftuar janë zyrtarë nga Presidenca, zyrtarë qeveritarë, liderë partiakë, diplomatë dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Ambasada e ShBA-ve në Kosovë, përmes një postimi në Twitter, ka njoftuar se gjithçka është gati që të nisë takimi ku do të diskutohet për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Sot në mëngjes, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë do të mbajë një takim për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe në Kosovë. Ne mezi presim të dëgjojmë perspektiva të menduara nga një grup i ndryshëm liderësh të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë dhe liderë politikë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Ambasada amerikane mban diskutim për Asociacionin

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika