Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova vazhdon të shihet si vend i përkohshëm i Ballkanit Perëndimor.
Ne jemi një vend i pavarur dhe demokratik, duke shtuar se Kosova është e përkushtuar të mbrojtë atë me çfardo kushti.
“Serbia vazhdon të na shohë si shtete të përkohshme, çka qartazi nuk është e vërtetë”.
”Ne jemi këtu për të qëndruar si kombe të pavarura, sovrane, dinamike dhe demokratike”, ka thënë Osmani në lidhjen direkte me Christiane Amanpour, gazetare nga CNN.
E para e vendit gjithashtu ka vu edhe një herë në dukje krimet serbe të kryera gjatë luftës në Kosovë e në veçanti, atë në fshatin Poklek të cilin e vizitoi së fundmi.
Ngjashmëria e imazheve të luftës ukrainase me atë kosovaren njëzet vite më parë, qenë tjetra pikë e bisedimit të Osmanit me Amanpour.
“Ne jemi këtu për të qëndruar si kombe të pavarura, sovrane dhe të gjalla demokratike. Imazhet që shohim në Ukrainë për shkak të agresionit rus kundër popullit të pafajshëm janë një kujtesë e rëmdë e asaj që ne duhej të kalonim”, ka thënë Osmani e cila theksoi shqetësimin e vendit mbi tregtinë e armëve mes Rusisë dhe Serbisë.
Serbia continues to view countries of the western Balkans "as temporary countries," says Kosovo President @VjosaOsmaniPRKS. "We're here to stay as independent, sovereign and vibrant democratic nations." pic.twitter.com/6ZbUSY0bN7
— Christiane Amanpour (@amanpour) April 14, 2022