Osmani për deklaratën e Macron-it: Kemi diskutuar në Granada, besoj në mirëkuptim për tejkalimin e sfidave

Presidentja Vjosa Osmani tha se beson në mirëkuptim për tejkalimin e sfidave, teksa është pyetur nga gazetarët që të deklarohet rreth deklaratës së presidentit francez për çështjen e vizave për kosovarët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tha se me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ka diskutuar për të gjitha çështjet në vend gjatë vizitës në Granada.

Kështu tha ajo teksa është pyetur nga gazetarët që të deklarohet rreth deklaratës së presidentit francez për çështjen e vizave për kosovarët.

Presidentja Osmani tha se beson në mirëkuptim për tejkalimin e sfidave.

“I kam diskutuar të gjitha këto me presidentin Macron gjatë takimit tonë në Granada dhe besoj që do të kemi mirëkuptim në tejkalimin e sfidave”, shkruan EO.

Ndërkaq, lidhur me vizitën e ardhshme në SHBA, Osmani ka thënë se për të njëjtën çështje do të deklarohet në një moment tjetër.

“Ndoshta në një moment tjerë do të mund të deklarohemi më në detaje për këtë çështje”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika