Osmani për deklaratën e Zelensky-t: Influenca malinje e Rusisë në Ballkan e bën edhe më imperative anëtarësimin tonë në NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas deklaratës së Zelensky-t për ndikimin rus në Ballkan ka thënë se është imperative anëtarësimi i Kosovës në NATO, në mënyrë që të parandalohet "influenca malinje ruse" jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon

Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, ka komentuar edhe deklaratën e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se Ukraina ka prova të synimeve të Rusisë për të nisur një luftë midis vendeve të Ballkanit.

E para e vendit ka thënë se influenca malinje e Rusisë në Ballkan e, respektivisht, në Kosovë, parandalohet duke e anëtarësuar Kosovën në NATO.

Presidentja Osmani tha se ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor shihet në tri aspekte.

E para, sipas saj, është propaganda që mbështet qëndrimin e Serbisë sa i përket destabilizimit të rajonit. E dyta, janë armët që Rusia ia shet Serbisë, e të cilat më pas Serbia i përdor për të sulmuar Kosovën apo shtetet e tjera. Dhe aspekti i tretë është mbështetja politike që Rusia i jep vazhdimisht Serbisë në përpjekjet për destabilizim.

“Influenca ruse shihet në tri aspekte, që ka të bëjë me propagandën e cila është intensifikuar vitet e fundit, e cila e mbështet qëndrimin e Serbisë për destabilizimin e rajonit, shitja e armëve ndaj Serbisë që i shfrytëzon për destabilizim dhe me mbështetjen politike që Rusia ia jep Serbisë në përpjekje për destabilizim dhe kur bëhen triat bashkë është e qartë që dëshiron të hapë front ndaj Perëndimit. Kjo e bën edhe më imperative anëtarësimin e Kosovës në NATO, që të parandalohet influenca malinje e Rusisë në rajonin tonë”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se nga informatat që vijnë nga institucionet e sigurisë, Serbia vazhdon të bëjë organizime të reja të sulmeve dhe se është e domosdoshme që bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe NATO-s të jetë në koordinim të plotë.

“Do të vazhdojmë të punojmë bashkë që të parandalojmë sulme të tilla ende pa filluar. Edhe nëse tentojnë kanë dështuar më 24 shtator, do të dështojnë sërish. Janë informata që institucionet e sigurisë i ndajnë me neve, për fat të keq Serbia jo vetëm që nuk ka ekstraduar udhëheqësin e atij grupi terrorist, në vend se ta ekstradojë po vazhdon që t’ia ofrojë infrastrukturën e mundshme që të vazhdojë sulmet ndaj Kosovës”, ka vijuar Osmani.

Tutje, Osmani është pyetur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Ajo ka kërkuar t’i bëhet presion Serbisë, në mënyrë që dialogu të mos ngecë.

“Më 26 tetor Kosova ka ofruar që të nënshkruhen marrëveshjet sa i përket planit franko-gjerman dhe propozimeve nga ana e BE-së, në mënyrë që pala serbe të mos ikë obligimeve për zbatim. Ska ofruar të nënshkruajë, as të zbatojë. Adresa e presionit duhet të jetë Beogradi, arsyeja që nuk zbatohen marrëveshjet është Beogradi. Pa zbatim të plotë të marrëveshjes, nuk mund të flasim për dialog të suksesshëm. Në qoftë se injorohet fakti që Serbia vazhdimisht po mohon zbatimin e marrëveshjes, nuk pres dialog të suksesshëm, sepse automatikisht nuk kemi tavolinë ku palët janë të barabarta”, ka thënë Osmani.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika