Osmani për demarkacionin me Malin e Zi: Për mua ajo çështje ka përfunduar në parlament para disa vitesh

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për televizionin e Malit të Zi, ka deklaruar se çështja e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është e mbyllur për të.

Ajo e ka përmendur edhe marrëveshjen dypalëshe mes presidentëve të kaluar për hapat e ardhshme që duhen marrë.

“Unë jam këtu para së gjithash për të parë se si mund të hapim një kapitull të ri bashkëpunimi. Konkretisht, sa i përket kufijve, për mua ajo çështje ka përfunduar në parlament para disa vitesh, kur ajo marrëveshje është ratifikuar mes Malit të Zi dhe Kosovës. Pastaj është një marrëveshje dypalëshe mes presidentëve të atëhershëm të Kosovës dhe Malit të Zi, një lloj deklarate në të cilën theksohen hapat e ardhshëm”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se nuk është kundër që të themelohet një komision teknik për t’i trajtuar çështjet e hapura teknike por sipas saj jo politike.

“Deklarata e nënshkruar mes dy presidentëve parashikon ndër të tjera se do të formohet një komision i ri teknik me ekspertë nga të dyja palët për t’u ulur dhe për të trajtuar çdo çështje të hapur. Pra, unë personalisht nuk jam kundër që një komision teknik të ulet dhe ta shikojë këtë nga pikëpamja e ekspertëve, por jo nga pikëpamja politike. Si përfundim, unë nuk shoh se ka ndonjë çështje të hapur politike ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi dhe nuk e shoh këtë si një çështje të hapur që do të dëmtonte disi marrëdhëniet tona”, ka thënë ajo.

Kjo çështje sipas saj duhet të zgjidhet midis ekspertëve sipas deklaratës së dy presidentëve.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika