Osmani për fëmijët e Jasharëve: Gjaku i tyre i njomë u bë dritë udhërrëfyese për çdo shqiptar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në 25-vjetorin e rënies heroike të Jasharëve, për fëmijët e kësaj familje ka thënë se "gjaku i tyre i njomë u bë dritë udhërrëfyese për çdo shqiptar"

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në 25-vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari ka përkujtuar këtë familje, por ka theksuar fëmijët që ishin viktima të asaj ngjarje.

Përmes një postimi, presidentja Osmani ka thënë se gjaku i tyre i njomë u bë dritë udhërrëfyese për çdo shqiptar.

“Gjaku i tyre i njomë u bë dritë udhërrëfyese për çdo shqiptar! Lavdi përjetësisht!”, ka shkruar Osmani.

Foto e postuar në llogarinë e presidentes Osmani

Këtë të diel janë bërë 25 vjet që nga rrethimi i familjes së Jasharëve, në Prekaz të Drenicës.

Sulmin e gjerë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Serbia e kishte koncentruar në Prekaz, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt.

Ngjarja e fillimit të marsit të vitit 1998 ishte e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit, duke ngritur çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore. Kështu, në natën e 4 dhe 5 marsit të vitit 1998, Prekazi ishte rrethuar nga forcat e shumta ushtarake dhe policore, e kjo kishte lënë të kuptohej se atje do të kishte rrethim të hekurt.

Më 5 mars të këtij viti bëhen 25 vjet nga rënia e komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë.

Prekazi dhe Drenica ishin të rrethuara nga forcat paramilitare serbe që nga viti 1991 deri më 1998. Synimi i tyre ishte vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes së tij, për të shuar rezistencën që familja Jashari me në krye Ademin e Hamzën ishin duke ia bërë regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika