Osmani për “Laureatët e vitit 2022 në Sport”: Janë shembull për brezat e ardhshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Të dielën e 25 shkurtit është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve në fushën e sportit për Laureatët e vitit 2022 të Komitetit Olimpik.

Në këtë rast, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar ata që kanë marrë këto çmime, duke theksuar se është krenare për përkushtimin dhe angazhimin e tyre ndaj sportit dhe Kosovës, teksa ka shtuar se ata janë shembull për brezat e ardhshëm.

“Ju na keni frymëzuar të gjithëve me talentin tuaj, përkushtimin dhe angazhimin e palëkundur ndaj sportit dhe ndaj shtetit tonë. Ju jeni shembull për brezat e ardhshëm, ndaj na keni bërë vazhdimisht krenarë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Më e mira te femrat u shpall xhudistja, Distria Krasniqi, ndërsa në kategorinë e meshkujve këtë çmim e fitoi boksieri, Shpetim Bajoku.

Çmimi i trajnerit edhe këtë viti i takoi Driton Kukës.

Përfaqësuesja e vitit te meshkujt u shpall ajo e futbollit, ndërsa te femrat, përfaqësuesja më e mirë ishte e hendbollit.

Xhudistit Dardan Cena, i takoi çmimi shpresa olimpike te djemtë, ndërsa skitares Kiana Kryeziu, te vajzat.

Me çmime speciale janë nderuar boksierja Donjeta Sadiku, dhe futbollisti Vedat Muriqi.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika