Osmani për liberalizimin e vizave: Mesazhi i 23 qershorit i rëndësishëm

Liberalizimi i vizave dhe mbështetja për kandidim të Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian, kanë qenë dy gjërat kryesore të cilat presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka diskutuar në ditën e parë të “Forumin e Prespës për Dialog” që po mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, duke thënë se sa i përket liberalizimit të vizave, këtë çështje e kanë zvarritur dy tri shtete anëtare, për shkak të zhvillimeve të brendshme të tyre

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës

Liberalizimi i vizave dhe mbështetja për kandidim të Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian, kanë qenë dy gjërat kryesore të cilat presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka diskutuar në ditën e parë të “Forumin e Prespës për Dialog” që po mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Sa i përket liberalizimit të vizave, Presidentja Osmani ka thënë se kriteret në këtë aspekt Kosova i ka plotësuar shumë kohë më parë, e të cilat edhe janë rikonfirmuar dhe nuk varen.

‘’Përderisa, kjo çështje është në vullnetin individual të shteteve anëtare veç e veç, përgjigjen përfundimtare ta jep Kosova, pasi që ka shumë aspekte që merren parasysh për marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave, por asnjëra nuk ka të bëjë me kriteret që duhet t’i plotësojë Kosova sepse janë plotësuar shumë kohë më parë dhe janë rikonfirmuar, madje edhe në sundimin e ligjit’’, ka deklaruar në një intervistë për RTV Dukagjinin, presidentja Osmani.

Presidentja ka shtuar se kjo çështje ka mbetur pezull për shkak të dy tri shteteve anëtare, të cilat vendimin e kanë zvarritur për shkak të zhvillimeve të brendshme dhe e cilëson mesazhin e 23 qershorit si mjaft të rëndësishëm në ndërtimin e një kahjeje që ky proces do të përfundojë.

‘’Nuk ka kërkesa më dhe pyetje për Kosovën, në fakt çështja ka mbetur te 2-3 shtete anëtare, që vendimin e kanë zvarritur për shkak të zhvillimeve të brendshme, pra, insistimi ynë është që të diskutohet për liberalizimin e vizave, por mos të harrojmë që vendimi për këtë liberalizim merret në një votim në format tjetër të Këshillit ku votojnë ministrat e brendshëm dhe jo në formatin që do të takohet me 23 qershor. Megjithatë, mesazhi i 23 qershorit mund të jetë shumë i rëndësishëm në ndërtimin e një kahjeje që ky proces do të përfundonte’’, ka theksuar Osmani.

Gjithashtu, ajo ka thënë se përpos përkrahjes së shteteve tjera anëtarë dhe më të fuqishme të BE-së, ka vende tjera që nuk japin pergjigjen përfundimtare sa i përket kësaj çështjeje.

‘’Kemi marrë përkrahjen e fuqishme dhe publike të dy shteteve si Kroacia dhe Sllovenia, shtetet e tjera që janë anëtare të Bashkimit Evropian, përfshirë Gjermaninë, si shtetet më të fuqishme të BE-së, jemi në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha shtetet anëtare por ka vende të tjera që akoma nuk jepin përgjigjen përfundimtare çfarë kahje do të japin’’, ka thënë presidentja Osmani.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika