Osmani për masakrën e Burgut të Dubravës: Autorët e krimit të sillen para drejtësisë

Derisa ka ende dëshmitarë të mbijetuar nga ky krim, drejtësia duhet ta bëjë punën e vet duke sjellë autorët e krimit para përgjegjësisë, ka thënë presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, teksa ka përkujtuar 23 vjetorin e masakrës së Burgut të Dubravës, ka thënë se derisa ka ende dëshmitarë të mbijetuar nga ky krim, drejtësia duhet ta bëjë punën e vet duke sjellë autorët e krimit para përgjegjësisë.

Për presidenten Osmani, pllaka me emrat e personave të vrarë është dëshmi e brutalitetit serb, që vrau brenda burgut 160 të burgosur shqiptarë dhe plagosi 300 të tjerë.

“Pllaka me emrat e të vrarëve e vendosur në hapësirën e Burgut të Dubravës do të jetë dëshmi e përhershme e egërsisë së regjimit gjenocidal serb, i cili mbajti padrejtësisht në burg shqiptarët, e më pas i ekzekutoi barbarisht. Ky krim makabër mbetet ende i pandëshkuar.. Lufta jonë për liri dhe shtet do të vuloset kur drejtësia të vihet në vend për të gjitha krimet që ka bërë regjimi serb”, thuhet në njoftim.

Burgu i Dubravës, ku u krye masakra

Ndryshe, të enjten e 19 majit, janë bërë 23 vjet që kur në Burgun e Dubravës ishte kryer një ndër masakrat më të mëdha në Kosovë nga regjimi serb.

Në pranverën e vitit 1999, kur forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po përballeshin me ashpërsinë e forcave serbe në çdo cep të Kosovës, Aleanca Veriatlantike (NATO), me urdhërin e presidentit të atëhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, më 24 mars të vitit 1999 filloi bombardimet e para kundër caqeve ushtarake e policore serbe.

Për humbjet që pësonin në frontet e luftës dhe nga bombat e NATO-s, ushtria dhe policia serbe, si hakmarrje kishte nisur të kryejë malltretime, dhunime, vrasje e krime mbi popullatën civile dhe mbi të burgosurit shqiptarë.

Në maj të vitit 1999, pushteti serb kishte organizuar një krim të planifikuar mbi të burgosurit shqiptarë në Burgun e Dubravës, i cili në atë kohë ishte burg i sigurisë së lartë.

Masakra e Dubravës është kryer nga 19 deri më 24 maj të vitit 1999.

Dugolli për masakrën e Burgut të Dubravës: Prokuroria të zgjohet nga gjumi

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika