Faktet janë më të fuqishme sesa propaganda serbe, dhe se e vërteta është më e fuqishme sesa gënjeshtra ka potencuar presidentja Vjosa Osmani, teksa ka kërkuar drejtësi për Masakrën e Reçakut – ku më 15 janar 1999, u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.
Osmani, në Akademinë përkujtimor për 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut, i reagoi propagandës serbe, të cilët për 25 vjet rresht mohuan se kanë kryer krime në Reçak dhe tentuan të shtrembërojnë të vërtetën.
“Thirrja për drejtësi riafirmon besimin tonë për triumfin ndaj të vërtetës ndaj mizorisë. Përgjegjësisë ndaj pandeshkushmerisë dhe njerëzor kundër urrejtjes. Të nderuar të pranishëm, Masakra e Reçaku e cila është e mbushur me dhimbje…
Faktet janë më të fuqishme sesa propaganda e vazhdueshme serbe. E vërteta është gjithnjë më e fuqishme sesa gënjeshtra. Ndaj për Reçakun ka vetëm një të vërtetë, më 1999 civilët janë vrarë mizorisht nga një regjim gjenocidal, nga regjimi i Milosheviqit. Ajo e vërtetë ishte atëherë, kjo e vërtetë është edhe sot dhe do të mbetet përherë e tillë në analet e historisë, pavarësisht sesa vazhdimisht tenton ta mohojë regjimi i Milosheviqit, ai i Vuçiqi, ai i cili sot burgos dhe torturon dhe burgos edhe serbët që pranojnë këtë të vërtetë”, ka thënë Osmani.
Osmani ka thënë se kërkimi për drejtësi kapërcen kufij, entin dhe përkatësit politike.
“Në këtë fshat të vogël me histori të madhe, u vranë civilë të pambrojtur e të paarmatosur. Ndaj thirrja për drejtësi për ta është në funksion të mbrojtjes të dinjitet njerëzor të viktimave dhe të familjeve të tyre. Kërkimi i drejtësisë nuk është thjesht një kërkesë, është një detyrë e shenjtë që kapërcen kufij, kapërcen etnitë dhe përkatësit politike. Familjet e të masakruarve të Reçakut, të cilët vazhdojnë të mbajë barrën e humbjes dhe dhimbjes së anëtarëve të tyre, meritojnë që autorët e këtij krimi kundër njerëzimi të dalin para drejtësisë. Ata dhe shteti janë të anën e së vërtetës. E kjo e vërtetë është përmbledhur më së miri në fjalinë e ambasadorit Walker ‘në Recak ka ndodhur krim kundër njerëzimit’. Në Reçak edhe njëherë cikur në çdo masakrës të civilëve është shpërfaqur qëllimi i regjimit serb për ta shfarosur popullin shqiptar në Kosovë”, ka shtuar Osmani.