Osmani për masakrën e Stagovës: Nuk do të ndalemi në angazhimin për vendosjen e drejtësisë

Në 25-vjetorin e masakrës së Stagovës së Kaçanikut, e para e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se "nuk do të ndalemi në angazhimin për vendosjen e drejtësisë dhe për të pasur kuptim liria jonë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përkujtuar 25-vjetorin e masakrës së Stagovës.

“25-vjet më parë forcat paramilitare të regjimit gjenocidal të Serbisë, në fshatin Stagovë të Kaçanikut vranë 13 banorë të fshatit”, ka thënë Osmani, njofton Presidenca.

Në këtë ofensivë barbare, forcat kriminale kanë shkatërruar 90 shtëpi nga 180 sa kishte fshati atëkohë.

“Ende askush nuk është dënuar për këtë krim makabër, ndaj nuk do të ndalemi në angazhimin për vendosjen e drejtësisë dhe për të pasur kuptim liria jonë”, ka thënë Osmani.

Sot janë bërë 25 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut. Kjo ditë, pos që solli dhimbje të pashërueshme për banorët e këtushëm, do të mbahet në mend edhe për shkatërrimet, djegiet dhe vrasjen e bagëtive.

Lexo më shumë: ​25 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

Nga 180 shtëpi sa kishte ky fshat më 20 maj, të nesërmen ushtria dhe policia serbe, dogjën dhe shkatërruan mbi 50 për qind të tyre, apo përkthyer në numra, mbi 90 shtëpi.

Pra, këto fakte flasin qartësisht për qëllimet e regjimit serb të Millosheviçit, që ishte jo vetëm zhdukja fizike, por edhe ajo materiale e qenies shqiptare, që përkufizohet si qëllim gjenocidal ndaj shqiptarëve të Kosovës.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika