Osmani për masakrën ndaj familjes Berisha: Zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë është synim i vazhdueshëm

Në 25-vjetorin e masakrës në familjen Berisha në Suharekë, e para e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se drejtësia për viktima dhe zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë janë synime të vazhdueshme

Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 25-vjetorin e masakrës në familjen Berisha në Suharekë, ka thënë se është edhe më e rëndë dhimbja nga fati i pazbardhur i një pjese të anëtarëve të kësaj familjeje.

Osmani ka thënë se në kërkim të drejtësisë, respektit ndaj viktimave dhe familjeve nuk do të hesht asnjëherë.

“Drejtësia për viktima dhe zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë janë synim i vazhdueshëm!”, ka thënë Osmani, njofton Presidenca.

May be an image of text

25 vjet më parë, forcat serbe, fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas viktimat e të plagosurit i kishin bartur në një kafiteri, ku i kishin gjuajtur me bomba, për t’u siguruar se askush s’do të mbijetojë.

Lexo më shumë: 25 vjet nga masakra në familjen Berisha në Suharekë

E tëra nisi kur te shtëpitë e kësaj familjeje, që nuk gjendet më larg se 100 metra nga stacioni policor i Suharekës, do të shfaqeshin paramilitarët serb, që disa do t’i vrisnin në pragun e shtëpisë e të tjerët do t’i dëbonin nga shtëpia e tyre, duke i dërguar në lokalin e kafiterisë, ku edhe do të ndodhte masakra.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika