Osmani për mërgatën në Slloveni: Shpirti dhe zemra e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës në Slloveni, ka takuar mërgatën në këtë vend, për të cilën ka thënë se është shpirti dhe zemra e Kosovës

Takimi i presidentes Osmani me mërgatën në Slloveni

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës së saj në Slloveni, ka takuar mërgatën, takim për të cilin ka thënë se sjell gjithmonë emocione të veçanta.

E para e vendit, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mërgata, është shpirti dhe zemra e Kosovës.

“Takimi me mërgatën tonë, sjell gjithmonë emocione të veçanta. Gjatë vizitës në Slloveni zhvillova një bashkëbisedim të këndshëm me mërgatën tonë të çmuar, e cila është shpirti dhe zemra e Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me mërgatën në Slloveni

Sipas saj, për Kosovën është pasuri një mërgatë e angazhuar dhe mirë e integruar.

Ajo ka thënë ndër të tjera se përtej kontributit financiar, mërgata po luan rol më rëndësi në zhvillimin e Kosovës, por edhe në ruajtjen e kulturës dhe identitetit tonë në vendet ku jetojnë.

Ndryshe, presidentja Osmani, të dielën e tre korrikut, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Slloveni me ftesë të presidentit të vendit, Borut Pahor.

Ndërsa të hënën në takim me presidentin slloven, ajo kishte thënë se Sllovenia vazhdon të jetë zë i fortë që ka mbështetur Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.

Lidhur me këtë takim, Osmani kishte thënë se kjo vizitë dëshmon se vullneti dhe gatishmëria në këtë drejtim është e dyanshme.

Po ashtu, Osmani ka dekoruar me Medalje Presidenciale Ushtarake ushtrinë sllovene, për kontributin për paqe dhe siguri në kuadër të misionit të NATO-s në Republikën e Kosovës.

Po ashtu Osmani më pesë korrik, është takuar me zëvendëskryetarin e Parlamentit të Sllovenisë, Danijel Krivec dhe nënkryetarin e Këshillit Kombëtar të Sllovenisë, Matjaz Svagan.

Në këtë takim, Osmani ka potencuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe përkrahjen e nevojshme nga Sllovenia në këtë drejtim.

Presidentja po ashtu ka marrë pjesë në një Forum diskutimi në Slloveni, duke ripotencuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave.

Sipas Osmanit, janë disa shtete të Bashkimit Evropian, të cilat ajo i ka cilësuar si “zëra të vetmuar”, të cilat dëshirojnë ta kthejnë procesin e liberalizimit të vizave në pikën zero, kjo sipas Osmanit është e papranueshme për Kosovën.

“Sa i përket liberalizimit të vizave, ne presim që BE-ja të marrë masa sepse i kemi plotësuar kushtet. Janë disa zëra të vetmuar në BE që thonë ‘ta kthejmë procesin në zero dhe ta rivlerësojmë’. Kjo për ne është e papranueshme”, ka deklaruar presidentja Osmani.

Presidentja Osmani, ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet e parashtruara nga BE-ja, madje më shumë sesa vendet e tjera.

Osmani: Kosova dhe Sllovenia ndajnë të njëjtin vizion për paqe e prosperitet në rajon

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika