Osmani për planin evropian: Fjalën përfundimtare duhet ta thotë Kuvendi në përputhje me procedurat kushtetuese

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, me të cilin, ka diskutuar për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë

Takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajçak, 9 mars 2023.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se fjalën përfundimtare për një marrëveshje me Serbinë duhet ta japë Kuvendi i Kosovës në përputhje me procedurat kushtetuese.

Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, gjatë takimit të tyre është diskutuar për zhvillimit e fundit në procesin e dialogut me Serbinë.

Presidentja Osmani ka ritheksuar se Republika e Kosovës mbetet e angazhuar për një proces, i cili i kontribuon paqes afatgjate, sigurisë dhe prosperitetit të qëndrueshëm në rajon.

Po ashtu, Osmani ka potencuar se aneksi i zbatimit të marrëveshjes bazë, të dakorduar në Bruksel, duhet të jetë në frymën e parimeve të miratuara në Kuvendin e Kosovës, gjegjësisht, paprekshmërisë së sovranitetit, integritetit territorial, kushtetutshmërisë dhe funksionalitetit të shtetit të Kosovës.

Osmani ka theksuar se aneksi i zbatimit të marrëveshjes bazë, të rënë dakord në Bruksel, duhet të jetë në frymën e parimeve të miratuara në Kuvendin e Kosovës, përkatësisht të pacenueshmërisë së sovranitetit, integritetit territorial, kushtetutshmërisë dhe funksionalitetit të shtetit të Kosovës.

“Tutje, Presidentja Osmani ka thënë se Kosova mbetet palë konstruktive në procesin e dialogut dhe e koordinuar me partnerët e saj, ndërsa ka ritheksuar se fjalën përfundimtare rreth një marrëveshjeje duhet ta thotë Kuvendi i Kosovës në përputhje me procedurat kushtetuese”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, Osmani ka mirëpritur vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, ku në mënyrë unanime është miratuar e drejta e qytetarëve të Kosovës për të udhëtuar në shtetet e zonës Schengen pa vizë.

Pas takimit me presidenten Osmani, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Lajçak, është nisur drejt objektit të Kryeministrisë, ku pritet të takohet me kreun e Qeverisë, Albin Kurti.

Lajçak gjatë vizitës në Prishtinë pritet të takohet edhe me krerët e partive opozitare.

Vizita e Lajçakut në Prishtinë dhe Beograd pason takimin e 27 shkurtit, kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e pranuan planin evropian për normalizimin e raporteve.

Bartësit e dialogut, po ashtu, u shprehën të gatshëm të punojnë në planin për zbatimin e këtij propozimi.

Rundi i ri i dialogut është caktuar të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, dhe, sipas BE-së, qëllimi kryesor tani është që palët të arrijnë pajtim rreth një plani si dhe modaliteteve për zbatimin e propozimit evropian.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika