Osmani për Qeverinë në detyrë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj SHBA-së, Serbisë ia mbajmë taksën zero

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër ndaj refuzimit të propozimit të saj për heqjen e tarifës për prodhimet amerikane, duke e quajtur këtë një “turp të madh”.

Osmani theksoi se Kosova ka zero tarifa ndaj Serbisë, por ka tarifa ndaj SHBA-së, një veprim që e konsideroi si një kundërshtim të aleancës strategjike me Shtetet e Bashkuara.

“Kjo s’ka të bëjë me çështje fiskale, kjo ka të bëjë me aleanca strategjike. Llogariteni, sot në prill 2025, Kosova ka zero tarifa ndaj Serbisë, kurse i ka vënë tarifa aleatit të vet ekzistencial, SHBA-së, për mua kjo është turp, nuk ka turp më të madh”, ka deklaruar ajo.

Ajo shtoi se ky propozim, i cili ka si qëllim mbrojtjen e interesave të Kosovës, është refuzuar nga Qeveria e Kosovës në detyrë.

“Unë pash në fakt refuzim, në praktik kjo është refuzim”, është shprehur tutje Osmani.

Presidentja theksoi se çështja nuk është vetëm një çështje fiskale, por lidhet me aleancat strategjike të Kosovës.

“Dhe në vend se të mirëpritet një propozim nga Presidentja e Kosovës, unë nuk jam Presidente e Serbisë, jam e Kosovës, në fakt propozimet edhe nga qytetarët kur vijnë ato duhet të mirëpriten, e lëre më nga Presidentja e Kosovës, që e mbron interesin e Kosovës”, ka deklaruar ajo për Klan Kosovën.

Ajo theksoi se kjo është një çështje e rëndësishme për forcimin e pozitave të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Intervista e plotë e Presidentes Osmani mund të ndiqet nesër në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika