Osmani për sanksionet e ShBA-së ndaj Vulinit: Së bashku me aleatët tanë do të luftojmë ndikimin e aktorëve të tillë keqdashës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me sanksionet që ShBA-ja ia vuri Aleksandar Vulinit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osman,i ka reaguar lidhur me sanksionet që ShBA-ja ia vuri Aleksandar Vulinit, gjatë kësaj të marte.

Osmani ka thënë se Vulin ka dëmtuar e kërcënuar paqen në rajonin tonë.

“Ai i shërbeu interesave malinje të Rusisë dhe krimit organizativ transnacional, duke minuar kështu reg. stabiliteti. Unë përshëndes SHBA-në për vendimin për ta sanksionuar atë”, ka shkruar Osmani.

Osmani ka thënë se së bashku me aleatët tanë do të luftojmë ndikimin e aktorëve të tillë keqdashës.

Më herët, ka reaguar dhe shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, i cili përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Vulin është “piun rus”, i ekspozuar për rolin e tij destabilizues në rajon.

Aleksandër Vulin është bërë pjesë e listës së personave të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka njoftuar Departamenti Amerikan i Thesarit.

 faqen zyrtare të tyre thuhet se Vulin kishte shfrytëzuar pozicionin e tij për të lehtësuar aktivitetet politike dhe interesat personale dhe për rrjedhojë, kishte lehtësuar aktivitetet ruse në Serbi dhe rajon, duke cenuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Thesari nuk do të hezitojë t’i synojë aktorët që abuzojnë me pozitat e tyre për përfitime personale duke minuar qeverisjen efektive dhe demokratike në Ballkanin Perëndimor”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian E. Nelson. “Veprimi i sotëm mban përgjegjës Aleksander Vulin për aktet e tij korruptive dhe destabilizuese që kanë lehtësuar gjithashtu aktivitetet keqdashëse të Rusisë në rajon”.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika