Osmani për situatën në veri: 70 për qind e serbëve janë të pakënaqur me Listën Serbe

Betim Osmani, kandidat, për kryetar të Mitrovicës së Veriut

Betim Osmani, kandidat, për kryetar të Mitrovicës së Veriut, ka thënë se qytetarët e Kosovës, të nacionalitetit serb, në veri të Mitrovicës, nuk janë të kënaqur me Listën Serbe.

Ai tha se 70 për qind, të tyre kanë pakënaqësi me mënyrën se si operon Lista Serbe, në të gjithë Kosovën.

Tutje ai tha se edhe institucionet e Kosovës, nuk janë duke e kryer punën e tyre si duhet.

“Kemi kontakt të përditshëm, atmosfera është që institucionet tona, por kemi shumë institucione, njerëz që punojnë aty nuk e kryjnë punën e vet, sidomos e sigurisë, nëse e raporton një krim dhe nuk merren masa, nuk është normale.70% të qytetarëve janë të pakënaqur me Listën Serbe, me udhëheqjen në tërë Kosovën”, ka thënë ai.

Osmani po ashtu theksoi se “shtyrja dhe bojkotimi i zgjedhjeve në katër komunat veriore, më së paku I konvenon qytetarëve të veriut”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika