Osmani për situatën në veri: Zgjedhjet e reja vetëm në përputhje me ligjin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar pas takimit me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak

Pamje nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar pas takimit me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Osmani ka thënë se në këtë takim ka shprehur përkushtimin e plotë të tyre për të vazhduar punën me partnerët për të siguruar sundimin e ligjit në veri të Kosovës.

Ajo ka thënë se grupet kriminale në veri duhet të dënohen, teksa ka shtuar se zgjedhjet e reja në ato komuna duhet të jenë demokratike dhe vetëm në përputhje me ligjin.

“Në takimin e sotëm me Escobar dhe Miroslav Lajcak, shpreha përkushtimin tonë të plotë për të vazhduar punën me partnerët për të siguruar sundimin e ligjit në veri të Kosovës. Diskutuam hapat e ardhshëm në përpjekjet tona të përbashkëta për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në rajonin tonë”, ka shkruar Osmani.

“Theksova se mosndëshkimi për grupet dhe individët kriminalë që kanë ushtruar dhunë ndaj policisë, gazetarëve, KFOR-it, EULEX-it dhe qytetarëve nuk duhet toleruar. Nënvizova se zgjedhjet e reja janë të mundshme në përputhje me ligjin dhe parimet demokratike, përfshirë pjesëmarrjen e të gjithëve”, ka theksuar Osmani.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika