Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmeve ndaj gazetarëve në veri të vendit, të cilat po bëhen nga bandat kriminale atje.
Osmani ka shkruar në Twitter se sulmet ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i Kosovës, tregojnë qëllimet e vërteta të Beogradit për të fshehur të vërtetën.
“Sulmet ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i Kosovës, nga bandat kriminale të mbështetura nga Vuçiq, tregojnë qëllimet e vërteta të Beogradit për të fshehur të vërtetën”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka theksuar se udhëheqja e Serbisë mund të ketë ndryshuar, por jo edhe qëllimet e tyre. Ndërsa, ka shtuar se demokracia dhe drejtësia do të mbizotërojnë.
“Lidershipi e Serbisë mund të ketë ndryshuar që nga vitet ’90, por qëllimet e tyre nuk kanë ndryshuar. Ata do të dështojnë. Demokracia dhe shteti i së drejtës do të mbizotërojnë”, është shprehur Osmani.
Attacks on journalists reporting from the north of 🇽🇰, by criminal gangs supported by Vucic, show Belgrade's true intentions to hide the truth.
Serbia’s leadership may have changed since the 90s, but their intentions haven’t. They will fail. Democracy & rule of law will prevail.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 27, 2022
Ndryshe, të hënën e 26 dhjetorit, ekipi i Klan Kosovës është sulmuar në veri të vendit, ku si pasojë janë lënduar dy pjesëtarë të ekipit.