Osmani për vdekjen e Rexhep Ferrit: Krijimet e tij, testament për ne dhe brezat pas nesh

Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen, miqtë, Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, si dhe komunitetin kulturor për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Ferri.

Osmani u shpreh se Ferri i takon brezit të artë të piktorëve të Kosovës, ndaj emri i tij do mbetet i skalitur gjithmonë në kujtesë nëpërmjet kujtimeve artistike.

“Kosova sot humbi akademikun, piktorin, poetin, prozatorin e eseistin Rexhep Ferri. Mjeshtëria e tij krijuese ka gërshetuar mrekullisht pikturën me letërsinë, të cilave nuk iu nda gjatë gjithë jetës,” shkruan Osmani.

“Akademik Ferri i takon brezit të artë të piktorëve të Kosovës, ndaj emri i tij do të mbetet i skalitur përherë në kujtesën tonë nëpërmjet krijimeve të tij artistike të larmishme, të cilat do të mbeten testament për ne dhe  brezat pas nesh.”

Presidentja ka përcjellur ngushëllime “Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve, Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, si dhe komunitetit kulturor! I përhershëm qoftë kujtimi për akademik Rexhep Ferrin!”

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika