Osmani për vrasjen dhe plagosjen e një polici në veri: E planifikuar nga bandat kriminale serbe

Për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se "kjo ka qenë e planifikuar, orkestruar dhe ekzekutuar nga bandat kriminale serbe"

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, ka thënë se “kjo ka qenë e planifikuar, orkestruar dhe ekzekutuar nga bandat kriminale serbe”.

Osmani ka thënë se këto sulme dëshmojnë fuqinë destabilizuese të bandave kriminale, të organizuara nga Serbia.

“Sulmet e organizuara kundër forcave të rendit të Republikës së Kosovës janë sulme kundër sovranitetit të Republikës së Kosovës. Përveç dënimit të ashpër të këtij agresioni të hapur të Serbisë ndaj Kosovës, pres që aleatët tanë ta mbështesin Kosovën në përpjekjen e saj për vendosjen e rendit dhe ligjit, si dhe ruajtjen e sovranitetit në çdo pjesë të Republikës së Kosovës”, ka thënë Osmani, njofton Presidenca.

Osmani i ka shprehur ngushëllime familjes së policit të vrarë dhe “i sigurojmë se autorët e këtyre akteve terroriste nuk do të mund t’i ikin drejtësisë”.

“Ftoj të gjithë qytetarët, institucionet dhe subjektet politike që të qëndrojnë të bashkuar në këtë kohë kur po sfidohet hapur integriteti territorial, siguria dhe sovraniteti i Republikës sonë. Si presidente e Republikës kam besimin e plotë në djemtë dhe vajzat tona nga Policia e Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

Shkaku i situatës së krijuar, presidentja Osmani i ka anuluar të gjitha aktivitetet e parapara për të hënën dhe të martën në New York dhe qysh sot do të niset për në Kosovë.

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika