Osmani për Vuçiqin: Si ministër i propagandës “arsyetonte” masakrat, si president i Serbisë vazhdon ta mohoj Reçakun

Në kuadër të 26-vjetorit të Masakrës së Reçakut, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore, duke theksuar rëndësinë historike të kësaj ngjarjeje dhe vuajtjeve të popullit të Kosovës.

Osmani deklaroi se Reçaku nuk është vetëm një tragjedi që lidhet me fshatin dhe banorët e tij, por përfaqëson një dëshmi të vuajtjeve të gjata të gjithë popullit të Kosovës.

Ajo përmendi se kjo ngjarje tronditi ndërgjegjen ndërkombëtare dhe e bëri të pamohueshme vuajtjen e popullit kosovar, duke falënderuar ambasadorin William Walker për guximin dhe angazhimin e tij në dëshminë e asaj masakre.

“Aty ku 26 vjet më parë njerëzorja dhe mizorja patën ndeshjen më makabre në këtë pjesë të Evropës. Në një ditë të zymtë të janarit të vitit 1999, 45 banorë të Reçakut ndër të cilët burra, gra të moshuar u masakruan nga regjimi gjenocidal i Serbisë duke shpërfaqur fytyrën e egër të gjenocidit dhe shtypjes. Reçaku nuk është vetëm një tragjedi që lidhet me këtë fshat dhe banorët, është një dëshmi e vuajtjeve të gjata të popullit tonë. Pamjet e asaj masakre që tronditën botën dhe preken ndërgjegjen ndërkombëtare, krejt kjo në saj të mikut tonë të madh amasadorit Wiliam Walker, i cili me guxim dhe përkushtim i dha zë të vërtetës së pamohueshme të vuajtjeve të popullit tonë”, ka thënë Osmani.

Ajo theksoi gjithashtu se, ndërkohë që Reçaku kërkonte drejtësi për viktimat e pafajshme, në Serbi vazhdohej propagandimi dhe mohim i këtyre krimeve.

Osmani përmendi ministrin e Informacionit/Propagandës në atë kohë, Aleksandër Vuçiq, i cili përpiqej të justifikonte masakrat si pjesë e një politike gjenocidale.

“Kur njerëzit e Reçakut masakroheshin, në Serbi propagandën për arsyetimin e masakrave të tilla e bënte ministri për Informacionin ,me emrin Aleksander Vuçiq. Sot, po i njëjti nën petkun e presidentit të Serbisë vazhdon ta mohoj masakrën e Reçakut, e mohon atë që bota e pa me sytë e vetë e quan Millosheviqin njeri të madh me qëllime të mira. Dhe si propagandues që është në njërën anë, flet për paqe, e në anën tjetër dërgon forca të veta paramilitare terroriste për ta sulmuar Kosovën”, ka shtuar Osmani.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika