Osmani: Përballë Serbisë na nevojiten aleatët, dinari s’është dashur të shkaktojë përplasje

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se përballë Serbisë nevojiten partnerët ndërkombëtar dhe se sipas saj, çështja e dinarit s’duhej të shkaktonte përplasje mes Kosovës dhe aleatëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se përballë Serbisë nevojiten partnerët ndërkombëtarë, ndërsa thekson se Kosova nuk mund ta ketë asnjë sukses të qëndrueshëm pa bashkëpunim dhe mbështetje të aleatëve.

Osmani ka pasur kritika edhe për mosvendosje të sanksioneve ndaj Serbisë, përkundër aktit terrorist në Banjskë të Zveçanit. Kjo, sipas saj, e dëmton balancën e dialogut Kosovë – Serbi.

“Procesin e dialogut më së shumti e ka dëmtuar mungesa e bilancit, mungesa e ekuilibrit në këtë dialog, ku njëra palë, në këtë rast Kosova, është nën masa tërësisht të padrejta, kurse Serbia përkundër aktit të agresionit nuk ka pësuar asnjë masë të vetme. Kjo jo vetëm që e dëmton dialogun, por të njëjtën kohë edhe inkurajon Serbinë që të vazhdojë me veprime destabilizuese në rajonin tonë. Por, në suaza më të gjera në relacione më të gjera me miq tanë, unë i inkurajoj të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, secilin që merret me politikë, që të bëjë çmos që këto relacione në veçanti me ShBA, me Mbretërinë e Bashkuar e me shtetet e BE-së që gjithnjë na kanë qëndruar pranë, t’i konsiderojmë jo vetëm të rëndësishme, por si ekzistenciale për suksesin e shtetin tonë, sepse historia jonë e ka dëshmuar këtë dhe kjo dëshmohet në çdo veprim tonin”, ka thënë Osmani pas konferencës rajonale “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325: Perspektivat nga Ballkani Perëndimor”.

Osmani ka deklaruar se edhe kaq shumë vite pas përfundimit të luftës, Serbia ende ka synim vrasjen e qytetarëve të Kosovës, duke marrë shembullin e vrasjes së heroit, Afrim Bunjaku.

“Kosova është shtet që natyrisht është demokraci e konsoliduar dhe zhvilluar, por mos të harrojmë që kemi probleme të mëdha të sigurisë në kufi. E kemi një shtet që çdo ditë synon agresionin ndaj Kosovës, çdo ditë synon edhe sot 25 vite pas luftës vrasjen e qytetarëve tanë, siç e pamë me vrasjen e heroit tonë, Afrim Bunjaku. Në këto sfida na duhet aleatet tanë, na duhen partneret tanë, jo vetëm për t’i falënderuar për atë që kanë bërë në të kaluarën, por edhe si vizion për atë se çfarë na duhet për të ardhmen. Nëse dëshirojmë të kemi sukses në rrugën përpara, duhet ta bëjmë këtë më aleatët. Nuk mundet Kosova ta ketë asnjë sukses të qëndrueshëm pa bashkëpunimin dhe pa mbështetjen e aleatëve, pra edhe kushtetuta edhe aleatët nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën”, ka shtuar presidentja.

Osmani ka folur edhe për kritikat nga bashkësia ndërkombëtare lidhur me Rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Ajo është shprehur se çështja e dinarit nuk është dashur të krijojë përplasje me aleatët tanë.

“Kjo çështja e dinarit nuk është çështje e dinarit fare, sepse askush nga aleatët tanë nuk është duke kërkuar që të zbatohet dinari, ta them këtë qartë. Askush nuk ka kërkuar që të mos zbatohet rregullorja e BQK-së apo të shfuqizohet ajo, e tëra që po kërkohet është që të ndërtohet një plan tranzicioni që i merr parasysh nevojat e qytetarëve të rëndomtë, të rinj e të moshuar, që marrin edhe ndihmë financiare nga Serbia nëpërmjet pensioneve. Kjo çështje mund të zgjidhet këtu në Kosovë, në fakt nuk është dashur të bëhet çështje fare se nuk është dashur të krijohet si përplasje me aleatët tanë fare”, ka theksuar Osmani.

Shija e redaktorit

Ish Sekretari i OBI-së, Ekmeledin Ihsanoglu merr pjesë në Konferencën...

Ish Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik(OBI), Akademiku dr. Ekmeledin Ihsanoğlu po qëndron enkas në Kosovë për të marrë pjesë në Konferencën...

Në garë me shtëpi botuese nga gjithë Evropa, “Dukagjini” fiton...

Botimi shkollor “Edukatë muzikorë 3” i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka triumfuar në garën ‘‘Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG, duke fituar çmimin...

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Të fundit nga rubrika