Osmani përkujton 24 vjetorin e “Epopesë së Çabratit”: I paharruar qoftë kujtimi për dëshmorët dhe martirët që u bën guri themeltar i Republikës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24 vjetorin e "Epopesë së Çabratit", duke thënë se "I paharruar qoftë kujtimi për dëshmorët dhe martirët që u bën guri themeltar i Republikës"

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e Betejës së Çabratit.

Në këtë betejë, 26 luftëtarë të Brigadës 137 “Gjakova”, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e afro 100 banorë civilë u vranë në mënyrë mizore nga ushtria serbe e mbi 300 u rrëmbyen me dhunë.

“26 luftëtarë të Brigadës 137 “Gjakova”, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, 24-vjet më parë ranë heroikisht në Betejën e Çabratit, në përpjekjen e tyre për t`u dalë në ndihmë bashkëqytetarëve të tyre, të cilët tri ditë rresht iu nënshtruan veprimeve kriminale të regjimit gjenocidal të Serbisë”, shkruan Osmani, njofton Presidenca.

“Afro 100 banorë civilë u vranë në mënyrë mizore nga makineria gjenocidale serbe, mbi 300 u rrëmbyen me dhunë, teksa lufta për mbrojtjen e pragut të shtëpisë kishte marrë hov gjithandej, afro një muaj përpara se Kosova të bëhej e lirë”.

Osmani ka shtuar se dëshmorët e UÇK-së janë “vula e përjetësisë së shtetit tonë” dhe se do t`i kujtojmë përherë.

“I paharruar qoftë kujtimi për ta dhe martirët që u bën guri themeltar i Republikës!”, thekson tutje presidentja Osmani.

24 vjet nga “Epopeja e Çabratit”

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika