Osmani përkujton 24-vjetorin e Masakrës së Korishës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të shtunë ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Korishës së Prizrenit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të shtunë ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Korishës së Prizrenit.

“24-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal serb vranë 77 gra, burra, pleq, në mesin e cilëve 14 fëmijë nga fshatrat: Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan, Mushtisht dhe Grejkoc”, ka shkruar Osmani.

“Egërsia e regjimit kriminal serb nuk i kurseu as më të vegjlit, jeta e të cilëve u fikë që në fillet e saj. Dhimbja dhe kujtimi për ta do të jenë gjithnjë me ne”, ka thënë ajo.

Presidentja e vendit është shprehur se ata do të jenë përkujtues të rrugës së vështirë deri te liria, sepse, sipas saj, u vranë vetëm pse ishin shqiptarë dhe se drejtësia për ta është e domosdoshme.

“I paharruar qoftë kujtimi për ta dhe martirët që u bën guri themeltar i Republikës!”.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika