Osmani përkujton 25-vjetorin e masakrës në shtëpinë e familjes Vejsa në Gjakovë

Në 25-vjetorin e masakrës në shtëpinë e familjes Vejsa në Gjakovë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se duke mbajtur gjallë kujtimin për të rënët, do ta vazhdojnë betejën për drejtësi

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 25-vjetorin e masakrës së kryer nga forcat serbe në shtëpinë e familjes Vejsa në Gjakovë.

“Emrat e fëmijëve dhe grave martire të familjeve: Vejsa, Caka, Haxhiavdija, Nuqi, Hoxha dhe Gashi nga Gjakova, janë kujtim i përhershëm dhe dëshmojnë rrugën e vështirë të aspiratave tona për liri e shtet”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Në njoftim thuhet se 25 vjet më parë, regjimi gjenocidal serb, egërsinë e ka manifestuar kur vrau e pastaj dogji në bodrumin e shtëpisë së familjes Vejsa anëtarët e këtyre familjeve, nga mosha 2 e deri në atë 75 vjeçe.

“Djegia e fëmijëve të Kosovës për së gjalli është e vërteta e Serbisë, e cila edhe sot vazhdon t’i mbrojë kriminelët që kryen këto krime makabre me qëllim të qartë gjenocidal. Duke mbajtur gjallë kujtimin për ta, do ta vazhdojmë betejën për drejtësi”, thuhet tutje në njoftim.

Osmani e ka përkujtuar këtë masakër, duke u shprehur “qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri”.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika