Osmani përkujton Enver Zymberin

Presidentja Osmani ka përkujtuar Zymberin në 12-vjetorin e vdekjes së tij. Krahas tij, ajo ka përkujtuar edhe 21 policët e tjerë të rënë në detyrë që nga themelimi i Policisë së Kosovës

Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar Enver Zymberin, policin i cili u vra në krye të detyrës nga strukturat kriminale serbe në mbrojtje të shtetit ligjor.

Përmes një postimi në Zyrën e Presidentes, Osmani ka përkukjtuar Zymberin dhe 21 policët e rënë në detyrë që nga themelimi i Policisë së Kosovës.

“Në 11-vjetorin e rënies, e kujtojmë sot heroin Enver Zymberi, i cili ra në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës, për të cilën gjë i përkulemi sot e përjetësisht. Ai është heroi i Kosovës së sotme, i cili u vra në krye të detyrës nga strukturat kriminale serbe në mbrojtje të shtetit ligjor.

Krahas tij, në Ditën e policëve të rënë në krye të detyrës, kujtojmë edhe 21-policët e rënë në detyrë, që prej themelimit të Policisë së Kosovës. Ata janë nderi, krenaria dhe përpjekja për ndërtimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka cilësuar policët sikurse “e tashmja dhe e ardhmja e sigurt për qytetarët dhe për shtetin e Kosovës”.

12 vjet nga aksioni i policisë në veri ku u vra Enver Zymberi

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika