Osmani përkujton masakrat në Studenicë dhe Llashticë: Drejtësia është e domosdoshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 25-vjetorin e masakrave në Studenicë dhe Llashticë, të kryera nga forcat serbe, dhe ka thënë se drejtësia për të rënët është e domosdoshme dhe është angazhim "i pareshtur" i tyre

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 25-vjetorin e masakrave në Studenicë të Istogut dhe Llashticë të Gjilanit.

“25 vite më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, në një nga ofansivat e tyre për shfarosjen e shqiptarëve dhe spastrimin etnik masakruan 6 të moshuar dhe 4 vajza të mitura të moshës 12-15 vjeçe, të familjeve Lipaj – Zeqiraj në Studenicë të Istogut”, ka thënë Osmani, njofton Presidenca.

Ajo ka thënë se drejtësia është e domosdoshme dhe se nuk do të ndalojnë së të kërkuari atë.

Presidentja është shprehur se në po të njëjtën ditë, “makineria vrastare e Serbisë” në Llashticë të Gjilanit, fillimisht i ka pushkatuar e më pas i ka djegur 13 shqiptarë, ndër të cilët ishte dhe një 2 vjeçar.

“Drejtësia për ta është angazhim i pareshtur i yni. Qoftë i perhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika