Osmani përkujton masakrën e Lybeniqit: Regjimi gjenocidal i Serbisë dëshmoi barbarinë e tij

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar masakrën e Lybeniqit të Pejës, duke theksuar se 25 vjet më parë u dëshmua barbarizmi dhe tendenca e regjimit gjenocidal të Serbisë për shfarosje të popullit shqiptar. Presidentja Osmani ka shtuar se është detyrë institucionale që të vazhdojnë përpjekjet për drejtësi për viktimat, për të mbrojtur të vërtetën dhe lirinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar masakrën e Lybeniqit, ku forcat serbe, 25 vjet më parë, vranë 79 civilë të këtij fshati.

Osmani, ka thënë se tendenca e regjimit gjenocidal të Serbisë për shfarosje të popullit shqiptar nuk kurseu as fëmijët.

Presidentja Osmani ka thënë se është obligim i yni institucional që asnjëherë të mos i ndalim përpjekjet tona për  vendosjen e drejtësisë për viktimat, duke i dhënë kuptim lirisë sonë dhe duke e mbrojtur të vërtetën.

“25- vjet më parë, regjimi gjenocidal i Serbisë, sikurse në shumë anë të Kosovës, dëshmoi barbarinë e tij, duke vrarë 79 civilë të fshatit Lybeniq. Tendenca për shfarosje të popullit shqiptar nuk kurseu as Muhametin 18 muajsh dhe Leonardin, 7 vjeçar. Është obligim i yni institucional që asnjëherë të mos i ndalim përpjekjet tona për  vendosjen e drejtësisë për viktimat, duke i dhënë kuptim lirisë sonë dhe duke e mbrojtur të vërtetën. Qoftë i perhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Fshati Lybeniq i Pejës, foto Zyra e Presidencës.

25 vjet nga masakra në Gjakovë dhe Lybeniq të Pejës

Në prill të vitit 1999, masakra në Gjakovë dhe Lybeniq të Pejës shënoi një tragjedi të tmerrshme ku forcat serbe masakruan mbi 60 shqiptarë në lagjen e parë të Gjakovës dhe vranë shumë të tjerë në fshatin Lybeniq të Pejës, duke shkaktuar një vuajtje të pashtershme për familjet e prekura dhe për të gjithë kombin shqiptar.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika