Osmani përkujton Nekibe Kelmendin: Ajo mbetet model i gruas së angazhuar për liri e pavarësi

Presidentja, Vjosa Osmani (Foto: Valdrin Xhemaj/pixells)

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar Nekibe Kelmendin në 12-vjetorin e përjetësisë së saj.

Sipas Osmanit, Kelmendi është modeli i gruas që aktivizmin politik e profesional e orientoi në dobi të luftës për liri e pavarësi.

“Ajo ishte një grua e paepur dhe stoike. Qëndroi deri në fund pavarësisht humbjes tragjike të burrit dhe djemve të saj. Nekibe Kelmendi është modeli i gruas që aktivizmin politik e profesional e orientoi në dobi të luftës për liri e pavarësi. Ajo dha kontribut të çmuar edhe në jetën institucionale pas luftës”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Po ashtu, Osmani ka thënë se Nekibe Kelmendi ishte një bashkëpunëtore e presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, e cila la pas një trashëgimi të bujshme të angazhimit të saj në vitet më të vështira dhe një model i gruas qëndrestare.

“Në 12-vjetorin e përjetësisë së saj, e kujtojmë me respekt këtë figurë, e cila mbetet model i gruas së angazhuar për liri e pavarësi”, shtoi ajo.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika